Ja sa para kërkon shteti për dëmin e shkaktuar në Zyrën e Ivanovit

Për nesër është caktuar fillimi i rastit gjyqësor në Gjykatën Themelore Shkupi 2 kundër Nikolla Arizanovskit dhe Filip Nakovskit, të cilët janë të akuzuar për pjesëmarrje në turmë, gjegjësisht për protestat e organizuara më 13 prill në Shkup, ku disa protestues e demoluan Zyrën Popullore të presidentit Gjorge Ivanov, njofton Portalb.

Sipas aktit të Prokurorisë, dëmi nga demolimi i Zyrës së Ivanovit kap vlerën e 880.000 denarë, gjegjësisht 15 mijë euro.

Gjykatësja që e udhëheqë lëndën, Vesna Petrovska – Tagasovska, sot ka deklaruar se në aktin e Prokurorisë është i vendosur i tërë dëmi që e kanë shkaktuar të gjithë protestuesit, por ka theksuar se në ndërkohë ka arritur edhe lëndë e re për protestues tjerë, megjithatë ajo nuk pranon bashkim të procedurave.

“Nuk pranoj bashkim të procedurave sepse nuk dua t’ua shkurtoj të drejtën për mbrojtje të këtyre dy të akuzuarve të cilët kanë shprehur gatishmëri për pranimin e fajit. Vlerësoj se shuma është shumë e lartë që vetëm këto dy të akuzuar ta paguajnë dhe për këtë e kam kthyer propozimin e Prokurorisë në Prokurori që të precizohet dëmi vetëm për këto dy të akuzuar”, tha prokurorja, Petrovska Tagasovska, transmeton Portalb.

Avokati, Vlladimir Danaillov i cili i mbron dy të akuzuarit, ka theksuar se është e padrejtë që dënimin për dëmin ta paguajnë vetëm dy protestues, duke shtuar se pret që ata të marrin dënim me kusht prej tre vjetëve.

Dy të akuzuarit, sot në Gjykatë janë sjellë me policë nga  paraburgimi shtëpiak të cilin ua shqiptoi Gjykata javën e kaluar, transmeton Portalb.

Përndryshe, më 12 prill të këtij viti. presidenti Ivanov e solli vendimin për faljen e 56 politikanëve dhe funksionarëve të tyre që janë nën hetime, me këtë rast, menjëherë mijëra qytetarë dolën në protesta kundër këtij vendimi.

Përveç protestës së 13 prillit, ku protestuesit arritën të futën në Zyrën Popullore të presidentit Gjorge Ivanov dhe ta demolojnë atë, protestat kryesisht kanë qenë të qeta dhe pa incidente. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button