Të akuzuarit në rastin “Puç” kërkojnë të vazhdojë gjykimi, përkundër abolimit

Lideri i LSDM, Zoran Zaev, ish drejtori i DSK-së Zoran Verushevski dhe gruaja e tij Sonja, të akuzuar për rastin “Puç”, edhe sot erdhën në Gjykatën Penale për seancën të caktuar sot qysh para abolimit të cilin e solli kryetari Gjorge Ivanov, transmeton Portalb.

Pas vendimit të Gjorge Ivanovit,  ku ishin të përfshirë të gjithë të akuzuarit e rastit /, Zaev, Zoran dhe Sonja Verushevski, zyrtari i Komunës së Strumicës Branko Palifrov dhe i punësuari në MPB Gjorgi Lazarevski, Gjykata Penale ka sjellur vendim me cka e ndërpren procedurën kundër të akuzuarve.

Zaev ka deklaruar se do që të ketë gjykim për ta vërtetuar pafajësinë në këtë procedurë gjyqësore.

“Ne vazhdojmë me kërkesën për drejtësi dhe gjykim të drejtë, atë që na jep ligji si mundësi dhe neni 6 nga Konventa e Europës. Ne nga opozita kemi ngre ankesa për këto procedura që janë si rezultat i abolimit të pazakontë dhe jo-kushtetues nga ana e Ivanovit”, ka theksuar Zaev.

Përveç se në gjykatat vendore, Verushevski ka paralajmëruar se drejtësinë për vendimin e paligjshëm për abolim do ta kërkojnë edhe para Gjykatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në Strazbur.

“Ne i përdorim mjetet juridike. Në vendimin e gjykatës qëndron e drejta për ankesa në afat prej 3 ditëve dhe ne atë të drejt e kemi shfrytëzuar. Nëse ankesa jonë refuzohet, na mbetet që drejtësinë ta kërkojmë para Gjykatës ndërkombëtare të Strazburit”, deklaroi Verushevski.

Zaev ka dërguar letër në adresë të kryetarit Gjorge Ivanov me kërkesë për ta tërhequr vendimin për abolim. Por, sipas Verushevskit është e panevojshme t’i dërgohet letër kur nuk ka asnjë veprim juridik.

Pesë të akuzuarit në rastin “Puç” akuzoheshin për veprat spiunazhë dhe dhunim ndaj përfaqësuesve të lartë të organeve shtetërore./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button