Ushtria turke vret 50 terroristë të DAESH-it

Pas një sulmi me raketë nga ana e Sirisë ndaj qytetit turk Kilis, ushtria turke është kundërpërgjigjur me topat e tipit Obus dhe raketë hedhës në seri. Si pasojë e kësaj kundërpërgjigjeje theksohet se janë vrarë 50 militantë të DAESH-it, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të marra nga burimet ushtarake turke thuhet se menjëherë pas sulmit terrorist me raketë ndaj qytetit turk Kilis, radarët e tipit AN/TPQ-36, kanë identifikuar zonën nga ku është lëshuar raketa dhe më pas forcat ushtarake turke kanë goditur vendin në fjalë. Sipas burimeve ushtarake 30 militantë të DAESH-it kanë mbetur të vrarë në këto sulme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button