Nuk ka letër të re nga Johanes Han për liderët

Nuk ka iniciativa të reja nga Brukseli, as lëvizje në pozicionet e partive politike për t’i dhënë fund krizës politike, transmeton Portalb.

Eurokomisari për zgjerim Johanes Han nuk ka dërguar letër të re në Maqedoni, ka deklaruar për DW zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq.

Kocijançiq ka kujtuar letrën e fundit të Hanit dhe tre eurodeputetëve- Hovit, Vajgëll dhe Kukan, ku është shprehur shqetësimi për krizën politike në Maqedoni dhe ku është konstatuar se kryetari Ivanov ka shkelur Marrëveshjen e Përzhinos dhe se e njëjta “do të ketë pasoja serioze për vendin”./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button