Berisha sërish hero për Brisbane Roar

Ka ardhur goli i tretë i Besart Berishës në këtë edicion garues në elitën e futbollit australian. Madje, sulmuesi kosovar ishte hero i skuadrës së tij, Brisbane Roar. Kjo e fundit me mund të madh ka fituar ndaj Perth Glory, përkatësisht me rezultat 1:0.

Golin e vetëm në takim dhe të fitores për Brisbane Roar e ka shënuar pikërisht Berisha në minutën e 57-të të takimit. Ky ishte goli i tretë i tij këtë stinor dhe forma e tij duket se po shkon drejt kulmit, sikurse një vit më parë.

Ai është meritor i madh që Brisbane Roar prinë në A-League me 18 pikë të tubuara prej tetë ndeshjeve të zhvilluara, duke konfirmuar kështu kandidaturën serioze për titull të kampionit australian.

Para ndeshjes, Besarti është paraqitur në fushë bashkë me djalin e ish-futbollistit të mirënjohur kosovar, Enis Fetahu, Malin dhe djalin e tij, Amarin. Ndryshe, Besarti është baxhanaku i Fetahut.

Lajme të ngjashme

Back to top button