SHBA, VMRO – DPMNE dhe BDI garojnë në larjen e duarve nga problemet

Arsim Zekolli, kolumnë – “Tua colpa Legatus Paulus”, Utrinski Vesnik
Edhe fjalimi i ambasadorit Vohlers dhe reagimet e tij janë ilustrim i qarte i rrahjes – proksi aktuale  mes tre partnerëve qeveritar të koalicionit – ambasada e SHBA-ve, VMRO DPMNE dhe BDI – të kapur në garë se kush i pari do të arrijë deri te legeni i Pontius Pilat-it.

Daut Dauti, kolumnë – “ Për emrat, për praktikën dhe për standardet”, Dnevnik
Në të njëjtin qytet mundet të ekzistojë klubi “Skopje” dje një tjetër me emrin “Shkupi”. Do ti përkthejmë apo do të ju bëjmë transkripcion? Në atë rast,  ne do të kishim shkruar për një takim mes tyre, nuk do të kishim ditur se kush kundër kujt ka luajtur. Sepse në gjuhën Maqedonase do të ishte “Skopje” kundër “Skopje”.

Petrit Saraqini, kolumnë – “ Rrezitje e dhjetorit në Bruksel dhe liritë e mediumeve”, Sloboden Peçat
E po mirë, tani kush do të mendojë dhe lamentojë për liritë e mediumeve, kur ka aq shumë punë më të rëndësishme për të cilat duhet menduar dhe vepruar? Për këtë shkak liderët tonë heshtin.

Mitko Jovanov, kolumnë – “ Sundimi i patriotëve të rremë”, Sloboden Peçat
Është absurde që opozita të paguan qindra mijëra euro për ata që ia gropojnë varrin, dhe nuk është as e moralit dhe korrekte ndaj anëtarëve dhe qytetarëve të saj që pikërisht pushteti përmes mediumeve të qeverisë po i manipulon.

Erol Rizaov, kolumnë – “ Gruevski në MANU”, Utrinski Vesnik
Qeveria dhe kryeministri Gruevski presin që MANU, si dhe Kisha, fuqishëm dhe plotësisht të qëndrojnë pas projekteve partiake të pushtetit dhe ti mbështesë me vulë shkencore. Akademikët do të vazhdojnë me heshtjen për çështjet strategjike, ndërsa qeveria do ta lëshon shkencën  në boshllëkun e mullirit të saj.

Iskra Koroveshovska, koment – “BE servon Ukrainën në pjatë”, Dnevnik
Mbishkrimet në mediumet Evropiane dhe fiasko-ja në Vilnus duhet ti detyrojnë ata faktorë që i ulën kokat në samitin në Lituani sepse përjetuan disfatë, të mendojnë pak më mirë. Imazhi po ju bien, por për shkakun e tyre.

Aljosha Simjanovski, kolumnë –“Politika dhe jeta si matricë hologramike”, Utrinski Vesnik
Politika bashkëkohore nuk mundet të paramendohet pa mediumet të cilat duhet të jenë të vetëdijesuar dhe të kenë parimet e karakterit teknologjik- informues të realitetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button