NISMA: Largimet nga këto degë janë lëvizje të individëve

NISMA për Kosovën, nëpërmjet një reagimi ka thënë se kjo parti nuk është shuar as në Viti, as në Ferizaj dhe as në Drenas.

Sipas kësaj partie largimet nga këto degë janë lëvizje të individëve në kuadër të rirreshtimeve që janë duke ndodhur në skenën politike të Kosovës.

“Procesi i zgjedhjeve të brendshme i cili do të kulmojë me mbajtjen e Kongresit të I-rë Zgjedhor më 25 qershor 2016, do ta nxjerr Nismën edhe më të fortë”, thuhet në reagimin e NISMA-s, transmeton Albeu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button