Zaev: Gruevskit shpejtë do ti mbarojë mandati

Lideri i partisë më të madhe opozitare LSDM, Zoran Zaev theksoi se qeveria e kryeministrit Nikolla Gruevski shumë shpejt do të bie nga pushteti. 

“Nikolla Gruevski shumë shpejt do të bie dhe po vjen koha jonë”, theksoi Zaev në një tubim me qytetarët e qytetit të Koçanit në pjesën lindore të vendit. 

Ai theksoi se vendi po përballet me represion dhe varfëri. 

“Maqedonia po shpërthen në të gjitha poret, gjithandej ka varfëri, megrim, represion dhe se VMRO-DPMNE rrënoi themelet e shtëpisë sonë të përbashkët. Tetë vite janë në pushtet, kanë mbi 50 komuna, tërë pushteti është në duart e tyre, ndërsa shteti na bie si uji nga shuplaka. Andaj po vjen koha jonë dhe Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveç rikthimit të klasës së mesme qytetare”, deklaroi Zaev. 

Ai premtoi masa lehtësuese për bizneset, nxitje të të rinjve për punë dhe projekte zhvillimore, rritje të asistencave sociale dhe pensioneve, por edhe masa të tjera sociale dhe ekonomike.

Lajme të ngjashme

Back to top button