Allegri: Ranieri e meriton të shpallet kampion me skuadrën e tij
Trajneri Italian I Leicester Cityt, Claudio Ranieri, është shumë afër të bëjë histori duke e fituar titullin e Premier Ligës.
Leicesterit i duhet vetëm një fitore që të shpallet kampion dhe këtë mundësi e ka nesër kundër skuadrës së Manchester United, transmeton ORAinfo.
Por ‘Dhelprat’ do ta kenë të vështirë pasi edhe United është duke luftuar për një vend në Ligën e Kampionëve andaj do të luftojnë shumë.
Ndërsa trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka përgëzuar bashkë kombasin e tij për punën e tij duke thënë që e meriton që të shpallet kampion në Premier Ligë.
“Ranieri është një trajner i madh dhe ka një përvojë të madhe. Lirisht mund të them se e meriton plotësisht të shpallet kampion në Premier Ligë” , ka thënë Allegri.