Revolucioni zgjedhor

Mimoza Kusari Lila, Shpend Ahmeti dhe Agim Bahtiri janë fituesit e zgjedhjeve. Fitues janë edhe Muharrem Sfarqa, Gazmend Muhaxhiri e Lutfi Haziri.

Në qytetin tjetër të madh, në Prizren ka fituar kandidati i PDK-së Ramadan Muja, duke bërë kështu që Prizreni të mbetet komuna e vetme e madhe ku qeveris partia e kryeministrit Thaçi.

Balotazhi i zgjedhjeve të 1 dhjetorit ka ndryshuar pushtetin në shumicën e komunave të Kosovës. Partitë politike që kanë qeverisur deri tani me komunat më të mëdha të vendit, i kanë humbur ato duke ua lënë të qeverisen nga partitë e reja dhe opozita e deritashme në ato komuna.

Sipas rezultateve preliminare, në shumicën e qyteteve të mëdha duke nisur nga kryeqyteti, pushteti ka ndryshuar.

PDK mbetet do të udhëheq me 10 komuna. LDK me nëntë. AAA me tre. AAK me dy dhe VV me një. Gjashtë komuna me shumicë serbe do të udhëhiqen nga Iniciativa serbe e një nga SLS-ja. Malisheva do të qeveriset nga iniciativa e Fatmir Limajt. Në Kaçanik, kandidati i pavarur Rufki Suma ka fituar që në raundin e parë./Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button