Kumanovë, banori mbush gropat e shtetit

60 vjet pa kanalizim dhe pa rrugë të asfaltuara. Atë që nuk e bëri as pushteti qendror dhe as ai lokal e bëri një banor i fshatit Llojan për këtë rrugë të Lagjes së Trimave, raporton Alsat-M.

Banori i cili deshi të mbetej anonim rregulloi infrastrukturën e munguar prej vitesh në këtë lagje, madje pa ndihmën e askujt. Për vite të tëra banorët e kësaj rruge ecnin nëpër baltë, të dëshpëruar nga premtimet boshe të partive politike.

“Unë e falënderojë Haxhiun që na rregulloj këtë rrugë, e cila u bë pas 50 vitesh”.

“Ka qenë katastrofë kjo rrugë, as në këmbë nuk kemi mund me kalu e as me vetura, jemi të kënaqur me ketë rrugë që u rregullu e falënderojmë Haxhiun nga fshati Llojan”.

Banorët për Televizionin “Alsat-M”, thonë se rregullimi i infrastrukturës ka lehtësuar shumë përmbushjen e aktiviteteve të përditshme.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button