Kriza politike, ndërkombëtarët mesazh të ri partive

Eurokomisioneri Johanes Han dhe tre eurodeputetën, nëpërmjet ambasadorit të BE-së Aivo Orav, kanë dërguar një mesazh për katër partitë politike nëpërmjet të cilit, siç mëson Alsat M, kanë kërkuar zbutjen e qëndrimit të partive për negociata të reja mes tyre.

Këtë e konfirmoi edhe zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani i cili tha se partia e tij pret që javën e ardhshme të kristalizohen qëndrimet e të gjitha partive dhe të gjendet një qëndrim i përbashkët për tejkalimin e krizës. “Kjo letër është në kuadër të komunitetit ndërkombëtar që partitë të tejkalojnë vetveten dhe të pranojnë kompromisin për një dalje të përbashkët nga kriza. Ne ende mbetemi në qëndrimin që dalja nga kriza kërkon zgjidhje konsensuale në pajtim të të gjitha partive politike. Për shkak të festave është shtyrë ky vendim për javën e ardhshme mirëpo sidoqoftë java e ardhshme është e fundit që partitë të dalin me qëndrim rreth daljes nga kjo krizë”, deklaroi Bujar Osmani, BDI.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button