Lëvizja VETËVENDOSJE! shpalli fitoren e Shpend Ahmetit në Prishtinë

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti konferencën e jashtëzakonshme për media, me ç’rast e shpalli fitoren e Shpend Ahmetit në garën e balotazhit në Prishtinë.

Me këtë rast, kryetari i shtabit zgjedhor për Prishtinën, Dardan Sejdiu, tha se Prishtina u bë qytet i qytetarëve për qytetarët. Ai i falënderoi vullnetarët, komisionerët, qytetarët e Prishtinës që treguan një solidaritet të pashoq, që treguan një gatishmëri që edhe përkundër motit të keq, të dalin në numër të madh dhe ta bëjnë të mundur këtë fitore të të gjithë qytetarëve.

“Prishtina do të jetë e të gjithëve, pa dallim partie, por e qytetarëve dhe për qytetarët. Prishtina do të jetë shembull se si duhet të qeveriset”, tha Dardan Sejdiu. Ai bëri thirrje që procesi të shkojë në rregull deri sat ë përfundojë numërimi i plotë, por potencoi se ky rezultat nuk ka kthim.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! beson se është në rrugë të drejtë dhe në këtë rrugë ajo do t’ia kthej qytetarit besimin në politikë, që aq shumë ju ka munguar.

Lajme të ngjashme

Back to top button