Avioni detyrohet të aterojë, u përplas me zogj

Një avion u detyrua që të bëjë një ulje emergjente në Aeroportin Seattle-Tacoma të mërkurën, pasi u godit me një grumbull shpezësh, duke shkaktuar një lakim të madh në hundë.

Avioni i American Airlines, që u nis nga Sea-Tac rreth orës 3:36 pasdite të mërkurën, ishte duke udhëtuar për në Dallas, transmeton Gazeta Express.

Pak pasi u nis, pilotët kontaktuan me Kontrollin e Trafikut Ajror, duke thënë se kishin goditur dy zogj gjatë ngritjes dhe se duhet të bëjnë ulje emergjente për të përcaktuar dëmin në avion.

Zyrtarët e Sea-Tac thanë se ishin rreth 150 pasagjerë në avion, së bashku me ekipin e avionit, dhe se askush nuk u lëndua.

339dffeb00000578-3563412-image-a-1-1461844635613_1461854044-7330978

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button