Itali, arrestohet kampioni në kikboks, Moutaharrik

Në një aksion blic të policisë italiane në Lombardi dhe Piemonte është vënë në pranga Abderrahim Moutaharrik, nënshtetas italian me origjinë marokene dhe kampion kikboksi në Apenine, njofton TCH.

Sportisti në fjalë ishte prej kohësh pjesë e një celule të ISIS në vendin fqinj me Shqipërinë dhe ishte në finalizimet e përgatitjeve për të shkuar në Siri së bashku me gruan dhe dy fëmijët e mitur.

Boksieri, sipas përgjimeve, kishte marrë ultimatum para se të largohej që të kryente atentate në Itali, por fatmirësisht u ndalua para masakrës potenciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button