Tahiri: Serbia po e shkel ujdinë për Kodin Telefonik

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri priti sot në takim ambasadorin e Suedisë jo rezident për Kosovë, Mats Staffansson, i cili shoqërohej edhe nga shefi i misionit të Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson me të cilët ka biseduar për marrëdhëniet bilaterale, situatën politike në vend dhe rajon si dhe për agjendën evropiane të Kosovës.

Tahiri tha se heqja e vizave shpejt është lajm i mirë për qytetarët e Kosovës por nënvizoi se duhet vërtetë të ndodh sepse Kosova e meriton.

Ajo foli për progresin në Kosovë dhe reformat evropiane që po i ndërmerr Qeveria e Kosovës për forcimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik.

Sa i përket, dialogut të Brukselit ajo akuzoi Serbinë për shkeljen e marrëveshjes për kodin telefonik për Kosovën dhe për çështjet e energjisë duke thënë se këto tema janë pesë vjet në bisedime dhe Bashkimi Evropian duhet të jetë më energjik për të shtyrë përpara zbatimin e tyre. Ministrja Tahiri konstatoj edhe njëherë se Kosova ka dëshmuar seriozitet në këtë proces duke zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani sidomos për shuarjen e strukturave paralele në polici, “mbrojtjen civile” drejtësi, dhe përmbushjen e obligimeve zbatuese për telekomin dhe energjinë etj.

Nga ana e tij, diplomati suedez vlerësoi lartë marrëdhëniet bilaterale me Kosovën, ku dhe konfirmoi përkrahjen e vazhdueshme të Suedisë për Kosovën sidomos në rrugën e integrimeve euroatlantike si dhe përkrahjen për liberalizimin e vizave. Ai theksoi se dialogu i Brukselit ndihmon Kosovën në integrimin evropian, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button