Gjermania, 300 mijë euro për lojtar po fituan Botërorin 2014

Me një tjetër shpërblim rekord ashtu si në EURO 2012, Federata Gjermane e Futbollit ka menduar t’i motivojë më tepër lojtarët e kombëtares përpara Botërorit të Brazilit.

Në rast triumfi në Kupën e Botës, “pancerat” e Joachim Loewit do të përfitojnë 300 mijë euro secili. Në rast dështimi në grup, ose kualifikim deri në fazën e 1/8-ave, lojtarët nuk do përfitojnë asnjë cent. Shpërblimet nisin nga çerekfinalet, ku çdo lojtar do përfitojë 50 mijë euro për lojtar, ndërsa 100 mijë euro do të rritet bonusi, në qoftë se kualifikohen në gjysmëfinale.

Kualifikimi në finale do të vlerësohet me 150 mijë euro shpërblim dhe, në rast triumfi, kjo shumë do të dyfishohet. E njëjta shumë shpërblimi u vendos nga federata edhe në Europianin e Polonisë dhe Ukrainës, por që lojtarët nuk mundën ta përfitonin, sepse u eliminuan në gjysmëfinale nga Italia.

Lajme të ngjashme

Back to top button