“Dentisti i tmerrit” burgoset në Francë

Një holandez i njohur ndryshe si  “dentisti i tmerrit”, është dënuar me tetë vjet burg në Francë për gjymtimin e nofullave të 120 pacientëve.

Jacobus van Nierop, 51 vjeçar i ka shkaktuar lëndime të tmerrshme pacientëve në qytetin e vogël qendror të Chateau-Chinon, thanë prokurorët, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Atij iu ndalua ta praktikojë punën e stomatologut dhe u gjobit me 10.500 euro.

Van Nierop iku në Kanada, kur u ngritën dyshimet ndaj tij dhe zhvilloi luftë të ashpër ndaj ekstradimit në  Francë në vitin 2014.

Gjykata në qytetin qendror francez Nevers ka dëgjuar nga pacientët se atyre iu kishin thyer nofullat, kishin pësuar abscese të përsëritshme nga puna e tij.

“Dentisti i tmerrit” kishte droguar pacientët dhe më pas i kishte gjymtuar ata gjersa ishin duke fjetur në karrigen e dentistit.

Prokurorja e rastit Lucile Jaillon-Bru tha se van Nierop kishte kryer “procedura të padobishme dhe të dhimbshme.”

Ajo tha se qëllimi i tij ishte që të përfitojë para përmes skemave të sigurimit mjekësor të pacientëve si dhe të përjetonte “kënaqësi gjersa ishte duke shkaktuar dhimbje”, transmeton  Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button