Thaçi: U tejkaluan situatat e pakëndshme pozitë-opozitë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se janë tejkaluar situatat e pakëndshme që kanë ndodhur më herët në mes pozitës dhe opozitës dhe tanimë po ndodhin takime në nivele të ndryshme.
Këto komente Thaçi i bëri gjatë takimit me kryetarin e Agjencisë Antikorrupsioni, Hasan Preteni, i cili ia dorëzojë raportin e punës.
“Zyra e presidencës do të ndihmojë maksimalisht në kultivimin dhe rritjen e kësaj fryme bashkëpunuese. Besoj se tanimë situatat që kanë qenë të mëhershme, të pakëndshme, tani më janë të tejkaluar edhe Kosova ka një funksionim normal të institucioneve legjitime me mandat të plotë kushtetues dhe ligjor”, tha Thaçi.
Më tej Thaçi tha se do t’i inkurajoj takimet në mes të lidershipit të gjitha partive politike dhe bartësve të institucioneve legjislative e ekzekutive për t’i diskutuar çështjet që janë të rëndësishme për shtetin.