Ja kush u zgjodh kryetar dhe nënkryetar i ri i Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë

Me 12 vota “për”, anëtarët e Këshillit Gjyqësor për kryetar të ri e zgjodhën kandidatin Zoran Karaxhovski, njofton Portalb.

Kryetari i ri për zëvendës të tij e propozoi Shemsedin Jusufin, ndërkaq anëtarët njëzëri e miratuan.

Përvoja profesionale e Karaxhovskit:

Nga viti 1997 deri në 2008 – këshilltar në Prokurorinë Publike të Manastirit.

Në vitin 200 është zgjedhur gjykatës në Gjykatën Themelore në Manastir, ku ka punuar deri në vitin 2013.

Më 15.08.2013 është zgjedhur gjykatës në Gjykatën e Apelit në Manastir, ku ka punuar deri më 26.08.2014.

Më 26.08.2014 është zgjedhur anëtarë i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë nga radhët e gjykatësve nga rajoni i Manastirit, transmeton Portalb.

Edhe në seancën e djeshme, Vllatko Samarxhiski e ka propozuar Karaxhoskin, ndërkaq kryetarja e Gjykatës Supreme, Lidija Nedelkova, për kandidat për kryetar të Këshillit Gjyqësor e ka propozuar, Lidija Kanaçkoviq.

Sipas votimeve, për Karaxhoskin kanë votuar 6 anëtarë dhe për Kanaçkoviq 6 anëtar, ndërkaq 1 votë ka qenë e pavlefshme. Sipas saj, asnjëri nga kandidatët e propozuar, dje nuk e kanë fituar shumicën e votave të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.

Komisioni e zbatoi zgjedhjet në përbërje: Mirjana Gocevska – Stefanovska, Bekim Rexhepi dhe Meri Dika – Georgievska, përcjellë Portalb.

Mandati i kryetarit aktual të Këshillit Gjyqësor, Branko Ushkovski, si anëtar i Këshillit i ka kaluar më 21 prill.

Ushkovski është zgjedhur si anëtarë i Këshillit më 21 prill të vitit 2010 me mandat 6 vjeçar, ndërkaq kryetar i këtij Këshilli u bë më 13 mars vitin e kaluar.

Kryetari i Këshillit zgjidhet nga radhët e anëtarëve të Këshillit me shumicë votash nga anëtarët me të drejtë vote, me votim të fshehtë. Mandati i kryetarit zgjatë tre vjet, me të drejtë për rizgjedhje. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button