Paraburgim shtëpiak për anëtarët e arrestuar të partisë “E Majta”

Dy anëtarët e partisë “E Majta”, Zdravko Savevski dhe Vlladimir Kunoski, të cilët u arrestuan nga policia , dje Gjykata u ka shqiptuar masën e paraburgimit shtëpiak dhe marrjen e pasaportave, njofton Portalb.

Nga Gjykata kanë konfirmuar se në procedurë paraprake Savevskit dhe Kunoskit u ka shqiptuar masë paraburgimi shtëpiak për 8 ditë.

Nga MPB, dje kanë njoftuar se Savevski është njëri nga të dyshuarit që në protestat e 13 prillit në Shkup, në të cilat ashtu siç thonë nga MPB, ka gjuajtur me gjësende të forta drejt Zyrës Popullore të presidentit Ivanov bashkë me disa protestues dhe pastaj ka hyrë në këtë objekt ku dhe e ka djegur fotografinë me e presidentit.

Nga partia “E Majta”, në konferencë për shtyp kanë deklaruar se burgosja e Savevskit është Partia “E Majta”, kanë thënë që kohën e fundit pushteti po e realizon veprimtarinë kundër shoqërive civile dhe partive dhe me këtë akt pushteti do t’i frikësojë protestuesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button