#Protestoj, vazhdon “Revolucioni Laraman”

Lëvizja Civile #Protestoj, vazhdon sot me protestën e 13 me radhë të njohur si “Revolucioni laraman”. Si zakonisht, protesta do të fillojë në ora 18:00, me tubim përpara objektit të Prokurorisë Speciale ku do t’i jepet mbështetje këtij institucioni, ndërkaq se prej aty ku do të shkojnë, organizatorët e mbajnë të fshehtë për shkak që siç thonë ata, që policia të mos e zbulojë agjendën e tyre dhe t’i parandalojë, njofton Portalb.

Përndryshe, #Protestoj po organizon protesta kundër vendimit të presidentit Ivanov në lidhje me faljen e 56 politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që janë nën hetim.

Nga kjo lëvizje i kanë parashtruar 8 kërkesa që protestat të ndalen:

  1. Tërheqjen e menjëhershme të vendimit të presidentit Gjorge Ivanov.
  2. Të jep dorëheqje Ivanov.
  3. Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike.
  4. Të formohet një departament special në Gjykatën Penale i cili do të jetë kompetente për lëndët që janë nën kompetencën e PSP-së.
  5. Tërheqjen e menjëhershme të datës së mbajtjes së zgjedhjeve më 5 qershor.
  6. Në bisedimet për krizën politike në vend, të kyçet sektori civil.
  7. Bisedimet për zgjidhjen e krizës të bëhet në territorin e Maqedonisë.
  8. Formimin e një qeverie kalimtare e cila do t’i implementojë deri në fund reformat urgjente nga raporti i Pribe-së.

Lëvizja civile ka bërë të ditur se nëse nuk plotësohen këto kërkesa ata do të vazhdojnë me protestat në rrugë, transmeton Portalb.

“Revolucioni laraman’, është emri i protestës në të cilën protestuesit në çdo protestë kanë në shënjestër institucionet dhe objektet e shtetit të cilat i gjuajnë me ngjyrë.

Deri më tani janë gjuajtur me ngjyrë Ministria e Kulturës, Ministria e Drejtësisë, objektet e Shkupit 2014, zyra e presidentit Ivanov, Qeveria e Maqedonisë, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, dy përmendoret në formë luani të cilët gjenden në urën “Goce Dellçev” dhe Ministria e Punëve të jashtme, në shënjestër të protestuesve tanimë disa herë me radhë është edhe objekti i Gjykatës Kushtetuese, por, policia këtë objekt po e ruan mirë dhe po i parandalon protestuesit që t’i afrohen.

Përveç se në Shkup, protesta do të mbahen edhe në Tetovë, Kërçovë, Prilep, Manastir, Ohër dhe Radovish. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button