Nesër ‘Tetova proteston’

Pas protestave 10 ditore në Shkup dhe në shumë qytete tjera të Maqedonisë, nën organizim të 86 organizatave dhe Lëvizjeve qytetare, të martën protestë do të mbajë edhe qyeteti i Tetovës.Nën moton ‘Nuk ka drejtësi-nuk ka paqe’ qytetarët e Tetovës do të protestojnë ora 19:00 para Gjykatës Themelore në Tetovë.

‘U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Tetovës, qyteti i paqes dhe bashkëjetesës, së bashku me zë të lartë për të shprehur qëndrimin tonë dhe për të dërguar një mesazh të gjithë miqve tanë: Nuk ka drejtësi – nuk ka paqe!

Protesta paqësore do të fillojë në 19:00 para Gjykatës Themelore në Tetovë. Ne bëjmë thirrje për masovitet. Tetova nuk duhet të hesht. Askush nuk duhet të hesht. Ky është një moment i rëndësishëm.
Ose proteston ose emigron.

Ose je dakord për të falë kriminelët ose proteston!
Ose je për vjedhje zgjedhore ose proteston!
Ose je për manipulimin mediatik ose proteston!
Ose je për gjyqësorin e korruptuar ose proteston!
Ose je për regjim ose proteston!

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button