Rektori do të vendosë se kush do të jetë dekani i ri i Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë”

Këshilli Shkencor – Mësimor i Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup, ka propozuar dy kandidatë për dekan. Kjo është vendosur në seancën e djeshme, kur gjatë votimit të dy kandidatëve që marrin pjesë në garën zgjedhore, profesorët Goran Koevski dhe Nikolla Tupançev e kanë fituar kushtin, a ai është se kanë marrë një të tretën e votave, transmeton Portalb.

Sipas informatave të gazetës “Utrinski”, profesori, Koevski ka marrë 35 vota, ndërkaq kundër-kandidati i tij Tupançveski – 33, ndërkaq disa vota fletë-vota kanë qe të pavlefshme. Cili do të jetë dekani i ri, do të varet nga rektori Vlladimir Stojkovski i cila ka diskrecion të vendosë se cilit nga dy kandidatëve që i plotësojnë kushtet ligjore, t’ia jep besimin. Vet Stojkovski është nga fundi i mandatit dhe nuk dihet se a do të vendosë menjëherë apo do ta prolongojë që vendimin ta bëj në fund të mandatit të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button