Edhe krushku i Janevës në gjellën spinuese

[Recension: Katica Janeva u bë kushëri me një funksionar të lartë të LSDM-së (FOTO)]

Artikulli është tendencioz dhe në formë dhelpërake e imponon qëndrimin se prokurorja speciale ka ngjyrim partiak, duke tentuar ta njollosë autoritetin e saj profesional. Ai është publikuar në një kategori joadekuate të lajmeve –  “Maqedoni”.

Катица Јанева се посвати со висок функционер на СДСМ ФОТО Република OnlineLinku deri te artikulli origjinal: Katica Janeva u bë kushëri me një funksionar të lartë të LSDM-së (FOTO)

Data dhe koha e publikimit: 7.12. 2015, 15:26

Data e recensionit: 19.04.2016

Recensues: Dimitar Tanurov

PRIVATËSI E SPINUAR

“Vajza e Katica Janevës u martuara për djalin e një funksionari të LSDM-së. Siç kupton TV NOVA, Emilija Janeva, vajza e prokurores speciale publike, para disa ditësh është martuar me Petar Pockovin, djalin e Sasho Pockovit, i cili nga shtatori i vitit 2013 është në funksionin e Kryetarit të Qarkut komunal të LSDM-së në Gjevgjeli, pasi paraprakisht ishte bartës i Listës së këshilltarëve të LSDM-së në zgjedhjet lokale në vitin 2009.”

Теksti transmeton informata nga jeta familjare e prokurores speicale Katica Janeva. Tekste të këtilla, nga manifestimet familjare të personave të njohur publikojnë edhe mediet dhe portalet e njohura botërore. Mirëpo, ato gjithmonë plasohen në kategorinë adekuate, siç është “jeta” ose “zbavitje”. Përveç kësaj, në tekstet e këtilla, tregimi fokusohet te çifti i ri që martohet, ndërsa prindërit e tyre janë në plan të dytë. Përkundër praktikës së këtillë gazetareske, ky tekst j vetëm që është publikuar në kategorinë “Maqedoni”, por ka edhe titull tendencioz, i cili theksin e vë te prokurorja publike, duke aluduar në, gjoja, afërsinë e saj me LSDM-në.

Artikulli merret e prejardhjen familjare të dhëndrit, duke e potencuar përkatësinë partiake dhe funksionet e krushkut të Janevës (babait të dhëndrit). Me potencimin e pozitës së tij në organizatën komunale të LSDM-së, si dhe të angazhimit të tij të mëparshëm në vetëqeverisjen lokale, aludohet qartë se prokurorja mund të jetë e anshme në punën e saj. Për angazhimin profesional të Janevës, është krejtësisht e parëndësishme se çka punon krushku i saj dhe çfarë përkatësie partiake ka ai!

Pas paraqitjes së biografisë partiake të babait të dhëndrit, radhiten fotografi nga dasma, duke potencuar se janë publikuar në albumin me titull “Nusja tani është pjesë e familjes sonë”, që tingëllon sikur nusja është bërë pjesë e familjes së LSDM-së.

SHihet se informata e përpunuar në mënyrë të këtillë ka për qëllim ta dëmtojë integritetin dhe dinjitetin e prokurores speciale, që është në kundërshtim me standardet еtike të gazetarisë, të cilat parashohin respektim të privatësisë. Rregullat e gazetarisë, poashtu, nuk lejojnë publikimin e fotografive pa leje dhe duke i shkelur të drejtat autoriale.

Gazetari do ta respektojë jetën private të personit, përveç në raste kur kjo bie në kundërshtim me interesin publik. (Kodi i gazetarëve, neni 7)

Artikulli është edhe një nga tekstet spinuese që u plasuan në periudhën e kaluar për diskreditimin e prokurores speciale publike.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button