Tetova qytet i rrugicave të pakalueshme nga mallrat në rrugë

Koha e terasave ka kaluar, ndërkohë ata mbesin të mbuluara si gërmadha në trotuaret e ngushta të rrugëve të Tetovës. Vetëqeverisja lokale nëpërmjet inspektorëve komunal  ka konstatuar se nuk ka parregullsi dhe se shumica e tyre kanë marrë leje për shfrytëzimin e hapësirave ku i kanë të vendosur terasat. Në rrugët më të ngarkuara, trotuaret thuajse janë të pakalueshme si pasojë e ekspozimit të mallrave të dyqaneve.

Qytetarët detyrohen të shmangin kalimin, duke detyruar veturat që të bëjnë pak vend sa për t’i kaluar barrierat e vendosura nëpër trotuare thuajse në çdo skaj të Tetovës. Vetëqeverisja lokale deri më tani nuk ka bërë ndonjë ndryshim, përveç faktit që e konsideron si një problem që e ka trashëguar. Inspektorët komunal, duken të pafuqishëm përballë këtyre parregullsive. Ajo që për shumë qytetarë mund të duket si thyerje e rregullores për kujdesin ndaj hapësirave publike, për inspektorët komunal, mallrat e ekspozuar në mes të rrugëve janë vetëm një barrierë e pakalueshme që ndonjëherë sjellë edhe leverdi.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi thotë se u përmbahet politikave strikte dhe se është e kënaqur që kjo është kuptuar në mënyrë serioze. Shërbimet e inspekcionit, thotë ajo, janë në aktivitet dhe deri më tani nuk kanë vërejt ndonjë gjë më problematike.
“Terasat kanë pasur leje për vendin që e shfrytëzojnë nga komuna, gjatë kohës verore e kemi lejuar një gjë të këtillë, dhe gjatë muajve në vijim do të bëjmë një organizim të përgjithshëm” tha Arifi.

“Shumë vetura, shumë karrige, shumë njerëz dhe trotuare të mbushura me mallrat ë shitoreve, thjeshtë nuk ka vend për të gjithë” thotë Zemriu.

“Mendoj se është një turp, duhet të zgjidhet kjo punë ,ka vend për terasa dhe ata paguajnë në komunë për këtë pjesë, por këto karrige në rrugë është një pronë e zaptuar që duhet të merr masa komuna. Aspak nuk mund të ndihemi rehat edhe kur kalojmë pran shitoreve të cilët i kanë shndërruar rrugët në rrugica të pakalueshme” thotë Valmiri. 

Lajme të ngjashme

Back to top button