Metër që balancon

[Recension: Protesta dhe kundërprotesta]

Vlerësimin e publikut se në vend për herë të tretë mbahen një seri protestash (të parat ishin në dimër 2012/13,, të dytat në pranverë të vitit 2015), të cilat janë më masoviket deri tani dhe që mbahen për çdo ditë, si duket, një pjesë e medieve dëshiron ta relativizojë. Në fakt, thuhet se bëhet fjalë për tubim të një numri shumë të vogël njerëzisht. Në kronikën që i nënshtrohet këtij recensioni, ky kuantifikim është “gjysmë me gjysmë” dhe hasi në reagime të fuqishme në mesin e demonstrantëve antiqeveritarë nëpër rrugët e Shkupit.

http___www.telma.com.mk_vesti_protesti-i-kontraprotestiLinku deri te artikulli origjinal: Protesta dhe kundërprotesta

Data dhe koha e publikimit: 19.04. 2016 – 15:57

Data e recensionit: 19.04.2016

Recensues: Ljubomir Kostovski

BALANC ARTIFICIAL

“Përderisa gjysma e qytetarëve i kundërshtojnë politikat e qeverisë, ndërsa gjysma tjetër i mbron, politikanët konfirmuan se do t’i hypin aeroplanit për në Vjenë, ku do të bisedohet dhe do të negociohet për zgjidhjen e krizës politike.” 

Çështja e kuantifikimit të numrit të protestuesve nuk është temë e re që debatohet. Polemika të tillë, posaçërisht, janë zhvilluar në kohën kur protestat te opozita i organizonte Brano Cërvenkovski, ndërsa te pushteti kryeministri i atëhershëm aktual, e tani vetëm lider i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. E paraqiteshin matematikanë, të cilët në bazë të formulave të tyre llogaritnin se sa njerëz ka pasur nëpër sheshe – vendet ku mbaheshin protestat.

Kuptohet, kjo nuk është gjithmonë më e rëndësishme, e as më vendimtare. Është keq, gjithsesi, të dilet me ndonjë proporcion në mënyrë të paargumentuar. Mirëpo, është keq edhe atëherë kur, sikurse në këtë kronikë, bëhet njëfarë balanci artificial, në kuptim të barazimit të protestave dhe kundërprotestave. Në është dashur të bëhet ndonjë balanci komentues – të mos duket se autori e “mban anën e dikujt” – gjithsesi kanë mundur të shfrytëzohen masa të tjera (këta dhe ata, të parët dhe të dytët…), që do ta pasqyronin qëllimin për të pasur distancë të barabartë nga të gjitha palët.

Mirëpo, “marrja e metrit” me qëllim që të kërkohet simetri, veçanërisht kur në ilustrimin e kronikës shihet se “te njëra palë dhe te tjetra”, së pari, përdoren numër i ndryshëm i policëve për mbrojtjen e objekteve të caktuara. Dhe kur edhe vetë vëzhguesit e kronikës kanë pasur mundësi që të binden në numrin e protestuesve dhe të kundërprotestuesv, të vendoset kualifikimi “gjysmë – gjysmë” nuk është mirë dhe i vjen era politikanizëm. Dhe në fund të fundit, e realitivizon, e madje edhe e devalvon masovitetin e protestës antiqeveritare, e cila para së gjithash, është qytetare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button