Shkup, vrasje e trefishtë

Në fshatin Vollkovë të Shkupit janë gjetur tre trupa të pajetë, transmeton Portalb.

Lajmin për telegraf.mk e kanë vërtetuar edhe nga SPB- Shkup. Nga aty njoftojnë se rasti është lajmëruar ora 19 e 40 minuta. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tre trupa të pajetë.

Sipas informacioneve jozyrtare e ëma dhe e bija janë vrarë nga një polic. Ky i fundit pas aktit ka vrarë edhe veten.

Për momentin ekipi i MPB-së është në vendin e ngjarjes dhe po merr masat përkatëse./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button