Andrra dhe Sinani janë pothuajse gati, por…mungon vetëm diçka (FOTO)

Andrra dhe Sinani mezi po e presin momentin kur do të kenë në krahë fëmijën e tyre të parë. Edhe pak javë kanë mbetur dhe këto ditë të fundit çifti po përgatitet seriozisht që të jetë gjithçka gati. Tashmë ata të dy janë duke kompletuar dhomën e bebit dhe këto ditë po finalizojnë edhe blerjet e fundit. Gjatë këtyre muajve edhe Sinani është tërhequr nga muzika për pak kohë për të shijuar deri në fund pritjen e ëmbël bashkë me Andrrën. Me këtë rast është duke shfrytëzuar kohën për të bërë bjerjet e fundit.

Në një foto të postuar në profilin e saj në Instagram, Andrra tregon një moment kur Sinani është duke parë mobiliet për të kompletuar dhomën e bebit: “Shopping për engjëllin tonë të vogël” – shkruan ajo në krah të kësaj fotoje, në të cilën Sinani duket se i ka hyrë seriozish edhe kësaj pune. Nuk ka dyshim që të voglit nuk do t’i mungojë asgjë, edhe pse për momentin, i ati duket në dilemë përzgjedhjeje… Ndoshta është ende në dilemë edhe për emrin… apo e ka gjetur?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button