Matje dhe elaborate falas për objektet e 5.000 qytetarëve dhe kompanive

Kanë hyrë në fuqi ndryshimet ligjore me të cilat Kadastri sipas detyrës zyrtare do të bëjë matje të objekteve të 5.000 qytetarëve dhe kompanive dhe do t’u japë elaborat gjeodezik falas, me çka mund të kryhet interpelimi i kadastrit të pronës dhe dhënie të fletëpronësisë.

Bëhet fjalë për objekte për të cilat qytetarët dhe kompanitë posedojnë dokumentacion teknik ndërtimor,  por për arsye objektive ose subjektive nuk e kanë dorëzuar deri te Kadastri derisa ka zgjatur procedura për regjistrim sistematik dhe e kanë lëshuar mundësinë për matje falas dhe marrje të fletëpronësisë.

Nëse çmimi mesatar i elaboratit gjeodezik për objekt me sipërfaqe 100 metra katror është 100 euro, sipas vlerësimit të kadastrit, masa me të cilën do të përfshihen 5.000 qytetarë dhe kompani, për to do të thotë kursim prej 500.000 eurove.

“Kjo masë i unifikon të gjithë qytetarët të cilët posedojnë dokumentacion të vjetër teknik ndërtimor para Kushtetutës dhe ligjit. E shfrytëzoj këtë rast  që qytetarët dhe kompanitë sa më shpejtë të drejtohen te sportelet e Kadastrit, të parashtrojnë kërkesë dhe ta dorëzojnë dokumentacionin, pas çka Kadastri  do të dalë në vendin e ngjarjes, do të bëjë matje të objektit dhe do të bëjë elaborat gjeodezik falas, ndërsa qytetari do të mund ta regjistrojë objektin në Kadastër dhe të marrë fletëpronësi”, tha sot në konferencën për shtyp drejtori i Agjencisë për kadastër të patundshmërive, Sllavçe Trpeski.

Ndryshimet ligjore janë përgatitur pas sugjerimeve të qytetarëve në ditët e hapura të Kadastrit dhe takimet me ta gjatë vizitave në terren nga funksionarët qeveritarë. Në procedurë për regjistrim sistematik të së drejtës së pronësisë e cila përfundoi në vitin 2012, fletëpronësi morën mbi 600 mijë objekte dhe katër milionë parcela.

Me ndryshimet e ligjit për kadastër u konfirmua edhe afati i ri për regjistrim të objekteve infrastrukturore në kadastrin për objekte infrastrukturore, deri më 24 prill të vitit të ardhshëm, deri kur duhet të regjistrohen 40 për qind e objekteve, e 60 për qind të tjerat më së voni deri më 24 pril të vitit 2019. Siç tha Tërpeski, 99 për qind të objekteve infrastrukturore do të duhet të kalojnë procedurë të legalizimit, ndërsa të gjithë poseduesit e objekteve të tilla kanë parashtruar kërkesë deri te komunat në afatin e vazhduar për atë dedikim që përfundoi në fund të muajit të kaluar.

Deri tani në Agjencinë për kadastër të patundshmërive janë regjistruar 162 kilometra linja infrastrukturore (kabllo, ujësjellës, kanalizim..), 664 metra katrorë objekte sipërfaqësore (stacione të bazave, antena, transmetues..). Kompanitë kanë filluar të bëjmë edhe shënim të objekteve infrastrukturore që janë në ndërtim dhe deri tani janë shënuar 346 linja infrastrukturore, si dhe një infrastrukturë përundimtare. Në kadastrin e infrastrukturave ka edhe 170 kilometra infrastruktura të linjave të cilat vetëm janë evidentuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button