Zëvendësohet mandati i Olldashit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zëvendësuar mandatin e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashit.
Kështu, deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë, nga radhët e Partisë Demokratike, është Bedri Mihaj, i cili renditet i pesti në listë në Qarkun e Fierit, ku Olldashi ishte zgjedhur deputet.
Mihaj është mjek i njohur në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Zëvendësimi vjen pasi Sokoll Olldashi humbi jetën në një aksident rrugor që ndodhi më 20 nëntor të këtij viti.