Protesta në Manastir për të 8-tën herë me rradhë

Reth 500 protestues u mblodhën sot para Shtepisë Së Oficerëve.

Protestuesit u mblodhën për të shfaqur qëndrimin e tyre kundër vendimit të presindetit Ivanov për faljen e politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre të përfshirë në aferën e përgjimeve, transmeton TV 21.

Sipas ekipit tonë, i cili ndodhet në Manastir, protesta është bërë edhe më masovike, pas publikimit nga Prokuroria Publike Speciale se krytetari i Komunës së Manastirit keqpërdor para publike me disa firma të autobusëve. Dy janë kërkesat e tyre: Tërheqja e vendimit të presidentit dhe dorëqeqja e krytetarit të Komunës së Manastirit.

Sot protesta është e qetë, ndërsa një ditë më parë ka pasur përplasje me policinë.

Protesta nuk ka organizator, por plenum të qytetarëve, të cilët vendosin për hapat që do të ndërmarrin më pas. Ata thonë se protestat nuk do t’i ndalin deri sa të tërhiqet vendimi i Ivanovit.

Në të njëjtën kohë po zhvillohet edhe kundër protestë nga aktivistët e GDOM.

Vërehet edhe prania e forcave policore, por situata është e qetë.

Ndërsa momentalisht grupi protestuesve po shkon drejt shtëpisë së Kryetarit të Komunës Vladimir Talevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button