Afganistan, shpërthim në qendër të Kabulit; mbi 20 të vdekur

Persona të shumtë janë vrarë në një shpërthim në qendër të kryeqytetit afgan, Kabulit, ka bërë të ditur presidenti Ashraf Ghani, njofton TCH.

Autoritetet kanë deklaruar se, një atentator vetëvrasës hodhi në erë automjetin e tij, duke u marrë jetën mbi 20 personave.

Persona të shumtë, rreth 200, raportohet gjithashtu të kenë mbetur të plagosur, ndërsa të shtëna armësh në vendin e ngjarjes janë dëgjuar pas shpërthimit.

Një zëdhënës i talebanëve deklaroi se grupi ishte përgjegjës për atentatin, një javë pasi njoftoi se do të ndërmerrte “ofensivën e pranverës”, duke paralajmëruar sulme në shkallë të gjerë.

Shpërthimi ndodhi në një lagje të banuar, pranë selisë së Ministrisë së Mbrojtjes dhe një kompleksi ushtarak, në orën e pikut.

“Shpërthimi i parë u krye nga një atentator vetëvrasës në një makinë, ndërsa dy atentatorë të tjerë po bëjnë rezistencë”, deklaroi një zyrtar.

Ndërsa një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë tha për BBC se janë mbi 40 persona janë dërguar të plagosur në spitalet e Kabulit.

Gjatë vitit të kaluar, talebanët kanë parë një riorganizim të radhëve të tyre, duke përfituar nga tërheqja e trupave të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara në fund të vitit 2014, si dhe për shkak të shtimit të luftëtarëve të huaj. Aktualisht ata kontrolojnë zona të konsiderueshme të Afganistanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button