Ky ilaç i përdorur për diabetin mund të parandalojë edhe kancerin

Metformina, një ilaç i përdorur gjerësisht për diabetin e tipit 2, mund të ulë edhe rrezikun për prekjen nga kanceri, ka zbuluar një studim i ri. Një studim i ri ka zbuluar se metformina, një ilaç i përdorur gjerësisht për trajtimin e diabetit të tipit 2, mund të parandalojë edhe kancerin.

Ai mund të ulë rrezikun për vdekjen nga kanceri tek njerëzit. Efekti është provuar tek disa femra të moshuara, të diagnostifikuara me kancer dhe diabet të tipit 2.Në fund shkencëtarët zbuluan se femrat të cilat kishin kancer dhe diabet ishin 45% më pak të rrezikuara të vdisnin krahasuar me femrat që kishin kancer dhe jo diabet.

“Ky studim siguron më shumë prova se femrat që e kanë kaluar fazën e menopauzës dhe vuajnë nga diabeti dhe kanceri mund të përfitojnë nga terapia me metforminë krahasuar me terapi të tjera kundër diabetit”, shpjegon autori kryesor i studimit, Zhihong Gong, profesor tek Instituti Roswell Park i Kancerit, në Nju Jork, transmeton GazetaBlic.

Megjithatë ai mendon se duhet të bëhen më shumë studime për të përcaktuar efektin afatgjatë të metforminës në luftën kundër diabetit dhe kancerit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button