SHBA dërgon trupa shtesë për të luftuar IS-in në Irak

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë mbi 200 ushtarë shtesë dhe disa helikopterë Apache në Irak, për të ndihmuar luftën kundër grupit ekstremist Shteti Islamik (IS).

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, ka bërë njoftimin gjatë një vizite të paparalajmëruar në Bagdad, transmeton REL.

Carter ka thënë se trupat shtesë të SHBA-së do të përdoren kryesisht për të këshilluar forcat irakiane afër vijës së frontit.

217 ushtarët shtesë do të çojnë në 4,087 numrin total të ushtarëve amerikanë në Irak.

SHBA-ja është duke udhëhequr një koalicion ndërkombëtar, i cili kryen sulme ajrore kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button