Ukraina dënon me 14 vjet burg ushtarët rusë

Gjykata e Ukrainës ka dënuar dy shtetasit rusë, të cilët ishin kapur në territorin e Ukrainës maj të vitit të kaluar, transmeton Klan Kosova.

Ata u dënuan për akuza që përfshijnë përgatitjen e akt terrorist në lidhje me aktivitetet e forcave pro-ruse në lindje të Ukrainës.

Aleksander Aleksandrov u dënua me 13 vjet burg, ndërsa shtetasi tjetër rus Evgeny Jerofejev u dënua me 14 vjet në burg.

Ndërsa, Ukraina deklaroi se të dy ishin kapur si ushtarë rusë, mirëpo Ministria e Mbrojtjes së Rusisë kishte theksuar se ata nuk ishin anëtarë aktivë të forcave të armatosura në kohën kur ata ishin kapur.

Aleksandrit dhe Jerofejeva janë kapur nga forcat ukrainase me 16 maj 2015 në rajonin e Lugansk në lindje të Ukrainës, dhe u akuzuan për kalim ilegal të kufirit, armëmbajtje pa leje dhe përfshirje në veprimtari terroriste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button