Mllefi ka arritur kulmin!

Mllefi te qytetarët e këtij vendi ka arritur kulmin. E vërteta doli në shesh. Është saktësisht e detektuar se e gjithë kjo VARFËRI dhe krizë e madhe sociale për këta qytetarë ka ardhur si rezultat i shpërdorimit marramendës të parave publike, korrupsionit galopant dhe politikave publike që kanë patur për synim trasimin e rrugës për të arritur tek larja e parave dhe pasurimi i dinastive të pushtetarëve.

Përmes rrjeteve sociale po njoftohemi se protestues të mllefosur kanë hyrë edhe në oborrin para shtëpisë të kryetarit të komunës të Manastirit një ndër të aboluarit nga Gjorgje ivanov.

Ata janë të irrituar “DO DASKE,, prej kur dëgjuan ministrin e financave , bashkpartiakun e tij duke e përshkruar Talevskin si tejet të korruptuar , bile duke konstruktuar vetëm një nga tenderët edhe ate siç thoshte Stavrevski “KORUMPIRAN DO DASKE,,.

Miq të dashur, e kam pohuar edhe më parë, poqëse të inkriminuarit në plaçkitjen e këtij populli këtë dekadë nuk dalin para drejtësisë, mbani mend se populli do ta merë drejtësinë në duart e veta, por jo për materialet e përgjimit siç thotë z.Ahmeti por për hajninë që kanë bërë.

Më vjen para syve pamje se si do të dukeshin revoltat eventuale.

Turma të njerëzve të frustruar nga varfëria por të irrituar në shpirt nga gjithë ajo që dëgjuan dhe që kanë për të dëgjuar në materialet e përgjimit por edhe nga ajo që shohin dhe ndjejnë në shpirtin e tyre;- Do t’ju hynë në pronat e tyre të HAJDUTOKRATËVE, do tua thejnë kuzhinat moderne, do tua marin me forcë gjithçka të vlefshme, veturat luksoze do tua djegin para hundëve, vilat, restoranet, pizzeritë do tua demolojnë dhe do tua STIGMATIZOJNË si VAKËFE që në të ardhmen tu shërbejnë vetëm për skamnorët, pasuritë e patundshme të truallit do tua shënojnë me TABELA që nuk do të mund ti dëmtojnë edhe kushtet klimatike me mbishkrimet se =KJO TOKË ËSHTË E POPULLIT E KANË BLERË HAJDUTËT ME PARAT E POPULLIT=, ai truall po ashtu do të mbetet si vakëfet, te ata kudo në territorin e Maqedonisë do të mbjellen lule, drunj për gjelbërim të ambientit por nga dashamirësia e atyre që do të duan të kontribuojnë për funksionimin e demokracisë ,lirisë dhe barazisë në këtë vend.

Pra askush nuk duhet të pret abolimin apo të synojnë për tu fshehur, GJITHÇKA është e evidentuar, e detektuar dhe vetëm mbetet një ditë organet të zbatojnë drejtësinë.

Sepse e kemi thënë edhe më parë ”Nëse nuk do të ketë Drejtësi nuk mund të ketë as qetësi për pushtetin”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button