Zgjedhjet – Party private-publike me paratë tona

Nëse Grueski me partnerët e tij më të afërt  (BDI dhe PDSH ) nuk heqin dorë nga të gjitha funksionet të cilat i kryejnë për momentin dhe vendosin të shkojnë në zgjedhje të parakohshme të parapara në 5 qershor, atëherë këto vendime të tyre do të na dëmtojnë tej mase.

Zgjedhjet do të jenë një party private –publike  me të cilën do të harxhohen mbi 10 milion euro në kurrizin tonë, qytetarëve  të varfër .

Qytetarët vuajnë për bukë , ujë dhe me shpresë se në Maqedoni do të rregullohen punët, me shpresë se do të mbahen zgjedhje të rregullta dhe demokratike  pa asnjë problemi .

Qytetarët presin një zgjidhje sa më të shpejtë të krizës që edhe ata të fillojnë të mendojnë për një të ardhme më të mirë.

Nëse ata mendojnë se me vjedhje të votave , me media jo të lira , me mos pavarësim të institucioneve nga pushteti , do ua zgjedhin problemin qytetarëve , vetëm se kanë gënjyer vetveten.

Këtë radhë qytetarët më janë të vetëdijesuar  dhe nuk do të bëhen peng e politikave të pista.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button