Guardiola e do Manajn tek City

Talenti i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka impresionuar disa nga klubet më me emër në Evropë pas paraqitjeve të tij me Interin, sidomos në finalen e Kupës së Italisë përballë Juventusit.

Sipas ueb-faqje ‘goal.com’, klubi i Manchester Cityt ka dërguar disa vëzhgues në Itali për të parë nga afër sulmuesin shqiptar, i cili është paraqitur pozitivisht sa herë që trajneri Mancini i ka dhënë mundësinë që të zbresë në fushën e lojës.

Por sipas mediave italiane klubi zikaltër nuk ka ndërmend ta shesë kartonin e sulmuesit shqiptar, pasi e sheh si një yll të së ardhmes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button