Gjuha e çarshisë dhe thashethemet në mediume

Sonja Kramarska, kolumnë –“Pse nuk shkova në pyetje mbikëqyrëse”, Utrinski Vesnik
Në nxitimin e thjeshtësirave dhe paaftësisë për artikulim të një fjalie të qartë, pësuan edhe mediumet, e tani nuk mundet të gjendet se ku mbaron gjuha e rrugës dhe thashethemet, e ku fillon puna e mediumeve.

Gjorgji Spasov, kolumnë – “Gruevski na ktheu në vitet e 1900-ve”, Utrinski Vesnik
BDI si parti e cila e vetmja disponon me fuqi për kontroll të Gruevskit, për shkak të mandateve të cilat i nevojiten për formimin e qeverisë, në fund do të duhet të kuptojë për Greqinë pikërisht Gruevski po shndërrohet në arsyetimin më të madh për bllokadat e saja.

Goran Mihajlovski, kolumnë – “ Në “ler” “, Vest
Jam pak i habitur. Si bëhet që ata të Brukselit kërkojnë të mbajmë mend diçka që ka ndodhur me 1mars, e për diçka,  me 24 dhjetor, derisa në të njëjtën kohë ambasadori Volers na thotë se retrovizori nuk duhet të jetë më i madh se xhami mbrojtës.

Biljana Sekulovska, kolumnë – “Fituesi i ri  në zgjedhjet e Maqedonisë” Dnevnik
Darko Janevski, kolumnë – “Fituesi i ri i zgjedhjeve të Maqedonisë”, Dnevnik
Tito Petkovski sikur po luan avokat i kryeministrit grek, por sidoqoftë, për njeriun duhet të kemi kuptim. Nuk është lehtë tërë jetën të jesh në politik, e në ndërgjegje sinë e njerëzve të mbahesh mend pas fletushkave bullgare.

Biljana Sekulovska, kolumnë – “Fituesi i ri  në zgjedhjet e Maqedonisë” Dnevnik
Mos paramendoni asgjë, mos kërkoni asgjë, lirisht mos merrni frymë, sepse me të vërtetë  kjo është e tëra që keni vetë prej vetes.

Vlado Buçkovski, kolumnë – “ Brengosja e Fule-së dhe indiferenca tek ne”, Dnevnik
Për VMRO në pushtet, fajtori i vetëm për këtë stagnim janë Greqia dhe çështja e imponuar për emrin. Për partinë më të madhe opozitare, fajtori më i madh është përsëri qeveria e Gruevskit. Dhe tani? Do të vazhdojmë kështu në rreth, ose do të mendohemi pak se si erdhëm në këtë derexhe?

Aleksandar Manasiev, koment –“Zjarrfikësit tetovar me gusha”, Dnevnik
Tetova është qytet që rritet shpejtë, e në të cilin viteve të fundit ja në ndërtuar një numër i madh i ndërtesave të larta, disa edhe mbi 10 kat. Nëse deri para 20 vitesh zjarrfikësit nuk kanë pasur intervenca të llojit të këtillë, tani është patjetër të parashikojnë skenarë të reja të padashura.

Lajme të ngjashme

Back to top button