Van Gaal: Nuk krahasohen mollët me dardha

Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal ka thënë se krahasimet mes yllit të ri të klubit, Marcus Rashford dhe Cristiano Ronaldos janë të gabuara.

Holandezi ka thënë të dy futbollistët janë plotësisht të kundërt në stilin e lojës që bëjnë.

“Nuk mund të krahasohen mollët me dardha, duhet të presim dhe të shohim”.

“Është fantastike ajo që Marcus ka bërë qe një kohë, por nuk mund ta krahasoni atë me Ronaldon, i cili luan në një pozitë tërësisht tjetër”, ka thënë Van Gaal, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button