UNDP nis fushatën vetëdijësuese kundër korrupsionit

Me mesazh të drejtpërdrejtë kundër një fenomeni shoqëror që vazhdon të pengojë zhvillimin e mirëqenies së qytetarëve, programi kundër korrupsion i UNDP-së nis fushatën vetëdijësuese kundër korrupsionit. Qëllimi i fushatës është që të informojë qytetarët rreth rolit të institucioneve kundër korrupsion dhe të i nxisë qytetarët që të raportojnë rastet e korrupsionit në numrin falas të Agjencisë Kundër Korrupsion 0800 10 800.

Programi i UNDP-së kundër korrupsion ka realizuar një sërë iniciativash që nga viti 2012 ku ka ndihmuar komunat të hartojnë Plane të Integritetit, ka realizuar aktivitete të ndryshme për të ngritur kapacitete e gjyqësorit dhe prokurisë për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin, ka fuqizuar qytetarët që të përfshihen në vendim-marrje, ka mbështetur Agjencinë Kundër Korrupsion në zbatimin e Strategjisë Kundër Korrupsion 2013-2017, dhe vazhdon të mbështesë platformën Kallxo.com në mbledhjen, verifikimin dhe raportimin e rasteve të korrupsionit.

Fushata vetëdijësuese e A ke ti f’tyrë do të vazhdojë gjatë muajve në vijim në qytete të ndryshme të Kosovës. Programi kundër korrupsion i UNDP-së mbështetet financiarisht nga Agjencia Zvicrane për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button