Serbia arreston 49 të dyshuar për korrupsion

Në një aksion policor të realizuar në Serbi janë arrestuar 49 persona të dyshuar për ryshfet, korrupsion, pastrim të parave dhe forma të tjera të krimit ekonomik.

Dyshohet se të arrestuarit kanë dëmtuar buxhetin e Serbisë dhe Vojvodinës për 7.6 milionë euro në periudhën nga viti 2007 deri më sot, raportojnë mediat në Serbi, përcjellë Klan Kosova.

Në mesin e të arrestuarve janë menaxherë, zyrtarë nga Ministria e Financave, Administrata Tatimore dhe ajo e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button