SHBA-të: Zgjedhjet në Siri, jo të besueshme me Asadin

Zgjedhjet parlamentare në Siri nuk do të konsiderohen si të besueshme ose korrekte, përderisa në pushtet akoma qëndron presidenti Bashar al Asad, deklaroi zëdhënësi e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Duke folur gjatë një konference për mediat, John Kirby the se zgjedhjet nuk mund të vlerësohen të lira, ndërkohë që populli sulmohet nga qeveria e tij.

“Të jem i sinqertë, miliona sirianë as që janë atje. Ata nuk marrin fare pjesë në zgjedhje sepse janë detyruar të braktisin shtetin, të braktisin shtëpitë e tyre, të braktisin shoqëritë e tyre”- tha Kirby.

Ai sugjeroi që gjërat të shtyhen përpara përmes bisedimeve për paqe në Gjenevë duke inkurajuar një zgjidhje politike për shtetin të përfshirë nga lufta civile.

“Dëshirojmë të shohim regjimin dhe opozitën duke biseduar për një tranzicion të përshtatshëm, ndërkohë që po punojmë për një kushtetutë të re në vend” tha më tej ai.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, tha se vetëm pasi të arrihen këto gjëra përmes bisedimeve në Gjenevë të sponsorizuara nga Kombet e Bashkuara, do të mund të mbahen zgjedhje të lira dhe korrekte në Siri, në të cilat zgjedhje do të përfshihet diaspora siriane dhe votuesit e tjerë.

Komentet e Kirbit u bënë një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Siri të cilat u organizuan vetëm në rajonet e kontrolluara nga regjimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button