Myftiu Zukorliq kyçet në politikë, largohet nga BFI e Serbisë

Myftiu Zukorliq tërhiqet nga funksioni i Kryetarit të Bashkësisë Islame në Serbi dhe kyqet në politikë.

Në vazhdim, në tërësi deklarata për media e myftiut Zukorliq.

“Informoj opinionin se nuk do të jem kandidat në zgjedhjet e ardhshme për President të Bashkësisë Islame në Serbi .

Me këtë akt lirohem nga funksioni më i vështirë dhe më i nderuar të cilin e kam pas deri më tani.

Nga pozita e Myftiut të Sanxhakut do të vazhdojë luftën për lirinë dhe të drejtat e plota të anëtarëve të bashkësisë islame dhe njerëzve të tjerë.

Dua t’i kushtoj rëndësi të veçant lëvizjes kombëtare boshnjake , dhe në veçanti Kongresti Botëror boshnjak dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve Boshnjake”, ka thënë mes tjerash Zukorliq.

“Jam i bindur se bashkësia islame ka arritur pjekuri të tillë që stabiliteti i saj dhe e ardhmja nuk varet nga ajo se kush është në krye të Meshihatit.

Bashkësia islame në Serbi ka disa njerëz me kualitete të larta të cilët ta udhëheqin me sukses të plotë. Kushdo që zgjidhet president i Meshihatit do ta ketë mbështetjen time të plotë në rrugën e ruajtjes së lirisë, autonomisë dhe unitetin e bashkësisë islame .

Këtij vendimi i kan parapri konsultimet me bashkëpunëtorët, miqtë dhe familjenm thuhet në deklaratën për media”, tha Zukorliq.

Lajme të ngjashme

Back to top button