Mustafa: Opozita e pengoi punën e Qeverisë

Kryeministri Isa Mustafa ka akuzuar Opozitën se e ka penguar Qeverinë për t`i kryer punët e saj.

Këto akuza, Mustafa ia drejtoi partive opozitare gjatë prezantimit të raportit të punës së ekzekutivit për vitin 2015 para kabinetit qeveritar.

Ai me këtë rast tha se kanë realziaur nga 85 deri në 95 përqind të planit qeveritar.

Shefi i Qeverisë ka thënë se veriu i Kosovës është integruar dhe do t`i realizojnë të gjitha premtimet e dhëna.

Poashtu, gjatë prezantimit të këtij raporti, Mustafa ka theksuar se shëndetësia ka shënuar përparime ndërsa, ka vlerësuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit si një sukses të madh, njofton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button