Tenda para Kuvendit të Maqedonisë, përgatiten për protesta

Qytetarë të ndryshëm në mëngjesin e sotëm kanë filluar të vendosin tenda para Kuvendit të Maqedonisë, nga ku thonë se nuk do të largohen më së paku deri ditën e nesërme, kur pritet nënshkrimi i kryetarit të Kuvendit për shpalljen e zgjedhjeve.

Sipas njoftimeve, ata e kanë siguruar këtë hapësirë pak para paralajmërimeve për protestë masive, ku do të kërkohet dorëheqja e Gjorge Ivanovit, tërheqje e vendimit të tij për falje, si edhe shtyrje e zgjedhjeve. Në të kundërtën, pritet që të ketë thirrje për bojkot masovik të zgjedhjeve.
Qytetarët e mbledhur janë vendosur në parkun pas Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button