Sa është i përfaqësuar në medie informimi për qeverisjen e mirë

Nga aspekti i qeverisjes së mirë dhe i kontributit të medieve për të pasur qytetarë të informuar për këtë sferë, duhet të kërkohen përgjigje në pyetjet e llojit: cilat janë shkaqet që në vend nuk është evidentuar komunë e cila i plotëson të gjitha kushtet për t’u shpallur komunë ku ka “qeverisje të mirë”, a kanë ngritur autoritetet lokale iniciativë për t’i dëgjuar qytetarët për nevojat e tyre dhe për shpenzimin e parave nga buxheti i komunës, kush e ka për detyrë ta kontrolloojë qeverisjen transparente dhe të mirë, dhe të tjera

Shkruan: Svetllana Veljanovska, doc. dr. e të drejtës ndërkombëtare

Përgjegjësia, të qenit i hapur dhe llogaridhënia gjatë ndërtimit të marrëdhënieve të partneritetit me qytetarët dhe kompanitë janë gjëra thelbësore për çdo qeveri të përgjegjshme gjatë formulimit të politikave, gjatë krijimit të legjislacionit nacional, strategjive dhe iniciativave në të gjitha sferat e qeverisjes. Kjo ka mundësi të bëhet me transparencë më të madhe dhe me ofrimin e mundësive për krijimin e forumeve për këmbimin e qëndrimeve dhe të mendimeve.

Mirëpo, parashtrohen disa pyetje thelbësore:

  1. Ku kanë mundësi qytetarët të informohen për krijimin e politikave që u interesojnë atyre?;
  2. Sa kanë qasje në informatat për mundësitë që i kanë në dispozicion, gjegjësisht për mundësitë për përfshirjen e tyre? dhe
  3. Si do ta dijnë se a ka rezultuar me efekte angazhimi i tyre eventual?

Praktika e qeverisjes së mirë nuk është temë që shumë shpesh mund të haset në hapësirën mediatike të Maqedonisë. Megjithatë, me Planin aksional nacional për partneritet të hapur qeveritar për periudhën 2016-2018 hapet një mundësi e këtillë për shkak se:

“qytetarët dhe bizneset kanë qasje në të dhënat që do t’u ndihmojnë t’i marrin vendimet e tyre dhe qeveria të marrë pjesë dhe të jetë e orientuar kah konsensusi. Kur qeveritë janë të hapura dhe bashkëpunojnë, e përmirësojnë punën e tyre dhe bëhen më efikase dhe më të përgjegjshme sa i përket nevojave të qytetarëve. Ky instrument kontribuon për përmirësimin e mjedisit të shoqërisë qytetare, përfshirje në krijimin e politikabve dhe marrjen e vendimeve.”

Kjo ngjarje, të cilën e transmetuan shumica e medieve, është mundësi e rrallë që si shikues (dëgjues ose lexues) të fitojmë informatë se partneriteti i hapur qeveritar është i mundur nëpërmjet Këshillit për bashkëpunim me shoqërinë qytetare, i cili formohet pikërisht për këtë qëllim dhe se ka grupe të punës ku prezantohen përvojat dhe inicativat rajonale.

EFEKTE NË VEND TË INFORMATAVE DYTËSORE

Një projekt i ngjashëm që u realizua në nivel lokal ofroi një pasqyrë tjetër sa i përket qeverisjes së mirë, transparencës dhe llogaridhënies së komunave. Në fakt, poashtu bëhet fjalë për një projekt të BE-së, ku nëpërmjet 74 indikatorëve verifikohej se sa komunat janë të përgjegjshme, transparente, llogaridhënëse sa vetëqeverisja lokale, gjegjësisht administrata komunale është e hapur ndaj qytetarëve, sa qytetarët marrin pjesë në miratimin e politikave lokale dhe buxhetit të komunës.

Edhe për të mbulimi mediatik ishte i zakonshëm, gjegjësisht raportim nga konferenca për shtyp e organizuar për vlerësimin e projektit dhe asgjë tjetër. Asnjë pyetje plotësuese apo shfaqje e interesimit, edhe pse bëhet fjalë për projekt që inicon probleme thebësore në nivel lokal, mirëpo edhe nacional.

Të dhënat që u prezantuan, e që kishin të bëjnë me atë se bëhet fjalë për transmetimin e përvojës kroate në përforcimin e shoqërisë qytetare, e cila duhet të jetë pikë fillesatre për ruajtjen e parimeve për pushtet transparent dhe të përgjegjshëm lokal, mirëpo edhe i qytetarëve aktivë dhe të vetëdijshëm, nuk ka domethënie të veçantë për publikun mediatik.

Madje edhe fakti se përmendet praktikimi i qeverisë transparente pa korrupsion nuk është diçka e pazakonshme pa u ofruar të dhëna më konkrete gjatë publikimit të kronikave të këtij lloji.

Në qoftë se për mediet mjafton të potencojnë se bëhet fjalë për hulumtim që do të financohet nga BE-ja me një shumë të caktuar të shprehur në euro (160.000 në shembullin konkret) dhe se hulumtimin do ta realizojnë shoqatat qytetare në 48 komuna të vendit, për shikuesit, dëgjuesit dhe lexuesit e tyre këto janë të dhëna minore. Për ta janë shumë më të rëndësishme efektet që duhet të arrihen dhe ato të jenë të dukshme në jetën e përditshme të esilit prej tyre.

Përndryshe, duke shumë mirë kur do të dëgjohet se qeverisja e mirë do të sigurojë mjedis të qëndrueshëm në planin social, ekonomik dhe ekologjik, në nivel lokal dhe nacional. Mirëpo, këto janë fjalë që shkruhen gjatë aplikimit për mjete, ndërsa publiku mediatik nuk mund t’i pranojë nëse nuk i ndjen në jetën dhe përditshmërinë e tij.

Informim shumë më konkret fitohet kur kemi gazetarë proaktivë që janë në rrjedha me temën për të cilën shkruajnë, mirëpo të cilët edhe janë të përkushtur ndaj punës që e kryejnë.

Në fakt, nëse në kronikë thuhet se:

“Sipas hulumtimit, rezultati mesatar që e kanë arritur komunat është 3,53, e nuk ka asnjë komunë që ka treguar rezultate që të hyjë në gurpin e komunave me qeverisje të shkëlqyer.”,

dhe se:

“Në listën e komunave të udhëhequra mirë ka vetëqeverisje që janë rurale si dhe urbane, kështu që shkalla e zhvillimit të komunës nuk ndikon shumë për qeverisjen e mirë.”,

si dhe se:

“Аnaliza tregon se buxheti të cilin komuna e ka në dispozicion sa i përket numrit të banorëve nuk luan rol të madh në qeverisjen e mirë” (Еkonomski.mk),

është shumë logjike që të dalin një sërë pyetjesh për të cilat nevojitet përgjigje nga organet kompetente, e të cilat do t’u interesonin lexuesve (dëgjuesve, shikuesve). Që nënkupton obligim për gazetarët/et të pyesin në emër të publikut të tyre.

Kuptohet, nuk është patjetër që gjithçka të përfshihet në një kronikë, mirëpo, për këto arsye, në gazetari ekziston edhe i ashtuquajturi “lajm në varg”, i cili është shumë i përshtatshëm edhe për këtë lloj të përmbajtjeve që dalin nga rezultatet e prezantuara të projekteve.

NË CILAT PYETJE DUHET TË PËRGJIGJEN MEDIET

Lehtësimi i qasjes deri te informatat për “qeverisje të mirë”, qoftë të pushtetit lokal ose qendror, është njëri nga obligimet që u është caktuar medieve duke pasur parasysh edhe faktin se janë mjete për informim publik të qytetarëve, mirëpo edhe me parimet e tyre etike sipas të cilave kanë për obligim:

“Duke e ndjekur rolin e tyre në ndërtimin e demokracisë dhe shoqërisë qytetare, gazetarët do t’i mbrojnë të drejtat e njeriut, dinjitetin dhe lirinë, do ta respektojnë pluralizmin e ideve dhe të qëndrimeve, do të kontribuojnë në forcimin e shtetit të së drejtës dhe në kontrollimin e pushtetit dhe subjekteve tjera të jetës publike” (Kodi i gazetarëve)

Kështu, nga aspekti i qeverisjes së mirë dhe kontributit të tyre për të pasur qytetarë të informuar në këtë sferë, duhet të kërkohen përgjigje në pyetjet e llojit:

  • Cilat janë shkaqet që në vend nuk është evidentuar komunë që i plotëson kushtet për t’u shpallur si komunë në të cilën ka “qeverisje të mirë”?;
  • Si ka mundësi që komuna me buxhet më të vogël të jenë më të suksesshme se ato me buxhet të madh?;
  • A kanë ngritur autoritetet lokale inicativa për t’i dëgjuar qytetarët për nevojat e tyre dhe për shpenzimin e parave nga buxheti i komunës?;
  • Kush është i obliguar ta kontrollojë qeverisjen transparente dhe të mirë?

Qytetarët e japin besimin e tyre në zgjedhje, mirëpo gjatë kësaj kanë nevojë për informacione që nuk do të jenë pjesë e pamfleteve politike të partive, por të jenë fituar nga burime të pavarura dhe të paanshme siç duhet të jenë mediet në vend.

Apo siç thuhet në Kodin e gazetarëve:

“Detyra themelore e gazetarëve është respektimi i të vërtetës dhe i të drejtës së opinionit për të qenë i informuar, në përputhje me nenin 16 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Roli i gazetarëve është shpërndarja e informatave, ideve dhe mendimeve dhe kanë të drejtë për të komentuar. Duke i respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale në transmetimin e informatave, gazetarët duhet të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë.”

Në pjesën e mundësimit të pjesëmarrjes qytetare në politikat publike dhe praktikimin e pushtetit nga ana e atyre që e kanë fituar këtë nga qytetarët, fuqia e medieve është e madhe nëse shfrytëzohet në mënyrën e vërtetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button