OBSH: Ethet e verdha vdekjeprurëse po përhapen shpejtë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se Republika Demokratike e Kongos është prekur nga ethet e verdha vdekjeprurëse.

Ata gjithashtu sipas një raporti kanë thënë se 21 njerëz kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Në një deklaratë, OBSH’ja tha se vdekjet kanë ndodhur në mes të muajit janar dhe mars të këtij viti, megjithatë, 151 raste janë të raportuara se janë të prekur nga ky virus, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Ata gjithashtu thanë se ky virus përbën një rrezik serioz i cili mund të përhapet mjaftë shpejtë edhe në vendet e tjera.

OBSH’ja ka thënë se autoritetet shëndetësore duhet të ngritin një komitet kombëtar për të reaguar ndaj kësaj përhapje të madhe të këtij virusi, pasi që përbën rrezik edhe jashtë kufijve të Kongos.

Ajo gjithashtu ka paralajmëruar njerëzit që udhëtojnë në Angola dhe Kongo të vaksinohen kundër kësaj sëmundje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button