Misovski: Stavrevski është frikacak, pesë herë gënjeu se do i rrit pagat

Deputeti i LSDM-së, Goran Misovski, ka ngritur në foltore manifestin e  premtimeve parazgjedhore të VMRO-DPMNE-së, duke e konsideruar atë si manifest i gënjeshtrave dhe manipulimeve.

“Për shtatë vite ët qeverisjes së VMRO-së, mjerim, varfëri, xhepa të shprazur, njerëz që kërkojnë nëpër mbeturina, është fotografia e Maqedonisë. Një numër i madh i premtimeve të Gruevskit dhe Stravrevskit, nuk janë plotësuar, ndërsa Qeveria manipulon me qytetarët”, ka thënë Goran Misovski.

Si shembull më konkretë për gënjeshtrat e Qeverisë, Misovski, përmendi mos mbajtjen e premtimit për rritjen e pagave të administratës.

“Jam i lumtur që në zhargonin sportive, debatin, ministri i financave, Stavrevski e kupton si ndeshje futbolli, a mund të paramendoni nëse do t’i kujtoheshe një ndeshje boksi dhe të na sillte këtu Tajsonin dhe Klickon, kush e di se çfarë do të pritshim.  Por, ata kanë zemër, Stavrevski është frikacak, nuk ka zemër. Pesë herë me radhë premtoi rritjen e rrogave””, tha Goran Misovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button